1 Milionë Anglezë konsumojnë Golden Eagle

Kosova po e dëshmon veten si vend i cili ka potencial të furnizojë tregjet globale me produktet e tyre. Eshtë kompania Frutex ajo e cila përveç rritjes së madhe në eksport, gjatë vitit 2020 ka arritur të shes mbi 1 milion Golden Eagle në shtetin Anglez dhe ky numër është në rritje çdo ditë e më shumë.

Vlen të theksohet se produkti Golden Eagle është prezent pothuajse në të gjitha shtetet evropiane dhe kerkesa ndaj këtij produkti është në rritje në këto shtete. Po ashtu, Golden Eagle është prezent edhe në shumë kontinente tjera si: Amerika, Afrika dhe Azia.

Kompania Frutex punon me kapacitete të plota dhe me punë intenzive që të permbushë kërkesat e tregut vendor dhe global per produktin Golden Eagle.