1 vit nga momenti që “Aleanca” sulmoi fjalën e lirë dhe median në Strugë!

21 Janari i vitit 2018 do të tregonte realisht synimet që një forcë politike kishte kundrejt një media të lirë. Si sot një vit më parë përfaqësuesit e “Aleancës për Shqiptarët” do të prisnin në besë gazetarin e Redaksisë Strugalajm.org, Armand Braho duke e sulmuar barbarisht dhe më pas duke e fyer publikisht në mediat gjobëvënëse të saj. Një urdhër për ti mbyllur gojën një gazetari I cili në çdo moment ka qënë në shërbim të opinionit publik, do të krijonte një ngjarje afërsisht si 27 Prilli, që në çdo moment mund të përfundonte në mënyrë fatale. Edhe pse sot ka kaluar një vit nga ajo ngjarje, asnjë nga përfaqësuesit e këtij grupimi politik ende nuk ka kërkuar ndiesë publike, për këtë ngjarje të neveritshme, e krijuar nga nga militant dhe e frymëzuar nga krerë. Duhet kuptuar që dhuna nuk është mjet I cili fsheh abuzimet e shumta të bëra në emër të popullit. Madje duhen siguruar të gjithë ata që përdorin dhunën, se as një herë nuk do ja mbyllin gojën një gazetari serioz dhe të përkushtuar në detyrën e tij.

Madje pas daljes së vendimit të fjalsisë nga ana e Gjykatës, për dhunuesit, përsëri përfaqësuesit e Aleancës, filluan të dërgojnë fyerje dhe kërcënime publike ndaj Gazetarit Armand Braho, duke nxitur urretje kundrejt tij. Kur drejtësia flet, politika hesh more qyqar, që bëni si viktima në momentin kur jeni fajtor.

I pastër para zotit, I rregullt para ligjit dhe I ndershëm në para opinionit publik, Gazetari Braho nuk është stepur nga askush në vijimin e misionit të tij.
Vallë a bëhet Hallall dhuna kunderjt dikujt që është në krye të detyrës?
Vallë falet dikush që lyen duart me gjak, në emër të patriotizmit, për të mbuluar aferat korruptive kolosale?
Edhe pse në çdo moment “Aleanca për Shqiptarët” e fsheh dhe nuk e pranon këtë veprim, nuk do të thotë se Struganët nuk e dinë se ç’farë ka ndodhur realisht.
Qytetarët nuk janë dele dhe nuk hanë bar, prandaj ju mos I trajtoni si të tillë.
Turp Turp Turp…
Turp për ata që godasin në emër të Patriotizmit!
Turp për që bjënë sikur mbështeten në emrin e zotit!
Turp për ata që mbulohen mbrapa qytetarëve dhe shtiren si viktima, kur janë fajtor!