10-vjeçari hero u hodh nga kati i pestë dhe shpëtoi, Rama: Do të marr në shtëpinë time

Biseda e kryeministri Edi Rama me Alesio Cakonin:

Edi Rama: Cfarë ke?

Alesio Cakoni: Shpinën dhe shpatullën, 10 vjeç jam.

Ogerta Manastirliu: Alesio kishte shumë dëshira. E para ishte se ka lënë librat në shtëpi.

Edi Rama: Ti do të vish te shtëpia ime, do të prezantoj me Zahon dhe do të shohësh libra sa të duash. Librat i ke nga unë gjithë jetën. Kur të mos jem unë ke teta Ogertën. Unë do të jem për ty.

Ogerta Manastirliu: Donte edhe një ipad ia plotësuam dëshirën?

Daja: Po i shkarkojmë ca lojëra.

Ogerta Manastirliu: Librin e ka te koka.

Edi Rama: Facebook, lojëra në ipad po, libra, libra sportin. Ai do të bëhet kolos. Sa i gjatë je ti? 145 kaq i vogël, sa Erjon Braçe. Kur të rritesh do të bëhesh sa unë. E njeh Braçen? Është njëri që bërtet, një shoku im që më mbyt, shyqyr që nuk e kam me vete. Me kë je tifoz?

Edi Rama: Obobob më shkatërroi. Më thuaj bluzën e kujt lojtari të Milanit do? Do të sjell bluzën e Donarumës, për t’u Alesion. Ndërsa ty Aurelin do të sjell bluzën e Ronaldos. Por Facebook dhe ipad jo edhe Tv.

Daja: Alesio është hero është hedhur nga kati i pestë dhe sot është me këmbë e duar, është hero i vërtetë.

Edi Rama: Tjetër cfarë kërkese ke?

Daja: Kur të dalë nga spitali nuk ka ku të shkojë?

Edi Rama: Alesio kur të dalë nga spitali nëse nuk ka ku të shkojë do të vijë në shtëpinë time. Brenda mesit të dhjetorit do të kenë shtëpinë. Të hidhesh nga kati i pesë mos të kem unë shok të ngushtë ty. Zaho është më i vogël se ju por ka nevojë të marrë shembull nga ju.