13 vjeçari goditet me thikë në …

Persona të rinj të panjohur, mbrëmë në Butel me thikë kanë sulmuar dy fëmijë të mitur, me çka njërit prej tyre, i moshës 13 vjeçe i janë shkaktuar plagë në shpinë, ndërsa tjetrit në moshë të njëjtë i është shqyer xhaketa nga thika në tentimin për ta therur.

“Më datë 06.12.2019 në Stacionin e policisë në Çair, një i mitur nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 19:45 në rrugën ‘Aelaksandsar Urdarevski’ është sulmuar fizikisht nga disa minoren me lëndë të fortë me çka ka marrë lëndime. Ai është transferuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’, ndërsa më pas është lëshuar në mjekim shtëpiak. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informojnë në MPB.