Në mesin e grave të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është edhe një 15-vjeçare e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë. E njëjta është intervistuar nga Policia e Kosovës, bashkë me prindërit e dy familjeve të cilët thanë se martesa e çiftit ishte bërë me dëshirë të dy palëve. E mitura është intervistuar nga Policia e Kosovës. Gjendja e saj është stabile.
Në nëntor të vitit të kaluar ishin martuar.
E këtë nëntor ky çift nga Mirena e Lipjanit po presin që të bëhen prindër.
Veçse duart e vogla të foshnjës, do t’i mbajë nëna e tij e cila është vetëm 15-vjeçare.
Ajo vlerësohet se akoma është në fazën e zhvillimit fizik.
Jemi në repartin e patologjisë së barrës në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë, ku në mesin e 27 grave të cilat janë të shtrira këtu qëndron edhe një 15-vjeçare e cila është shtatzënë.