2 mijë euro pagë, pak punë për deputetët

Një fat që po i përcjell legjislaturat me rend tash e sa vite është ai i mungesës së kuorumit.

Nga kjo s’po mundet të ikë as legjislatura e shtatë.

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ka shumicën minimale në kuvend dhe kjo po vështirëson punën ekzekutivit.

Javën që lame pas 5 marrëveshje ndërkombëtare milionëshe dështuan të kalojnë në kuvend në mungesë të kourumit.

E më mirë nuk  po qëndrojnë as rezolutat të cilat po dështojnë të miratohen.

Por opozita po duket të jetë e vendosur që mos të marrë pjesë në votimet e qeverisë që ata e quajnë, Koti.

Pikërisht opozitën po e fajësojnë ata që tashmë janë pjesë e pushtetit për dështimin e votimit të marrëveshjeve.

Albena Reshitaj thotë që veprime të tilla po e destabilizojnë punë e kuvendit.

Ndërsa KDI që e monitoron punën e kuvendit thotë që mungesa e kourumit nuk është diçka e re.

Seancat po mbahen në kuvend po zgjasin deri në orët e mesnatës teksa në to nuk po mungojnë  shprehjet kritikuese mes deputetëve e ofendimet ndaj njëri tjetrit.

Ndërkohë paga e një deputeti duke përfshirë edhe mëditjet e punën e komisioneve shkon deri në 2 mijë euro.