20.45% është dalja deri në orën 13:00

20.45% e votuesve kanë votuar deri në orën 13, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. E përkthyer në vota janë 284.942 që kanë votuar.

Dalje më të lartë ka në Prilep 35.20%, Novac 33.20%, Demir Kapi 32.75%, Shën Nikollë 31.10%, ndërsa në Kratovë dhe Probishtip është shënuar dalje me mbi 30%. Deri në orën 13 më së paku kanë votuar në Likovë 5.43% dhe Zhelinë 6.62%.

Gjitjësej janë 3840 vendvotime ndërsa zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani informoi se tek të gjitha procesi i votimit po rrjedh pa pengesa, përveç vendvotimit 2344 në Komunën e Studeniçanit ku është vonuar hapja e vendvotimit andaj i njëjti nuk do të hapet aspak.

I pyetur për arsyet e kësaj, zëdhënësi Shabani tha për TV21 se bëhet fjalë për objekt në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame, ndërsa shtoi se presin arsyet e sakta se pse vendvotimi nuk u hap. 60 votuesit e këtij vendvotimi do të kenë mundësi të votojnë vetëm nëse konstatohet se numri i përgjithshëm i këtyre votuesve ndikon në rezultatin final të zgjedhjeve Presidenciale.