20% pensione më të larta, investime në sportë dhe kulturë, rinovimë te shkollave dhe konviktëve premton Mickoski nga VMRO-DPMNE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje vizitoi Strugën dhe Resnja ku theksoi se falë politikave të gabuara të kësaj udhëheqjeje të LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev, sot Maqedonia ka një numër rekord të pacientëve dhe njerëzve që, fatkeqësisht, humbasin jetën e tyre si pësoj e korona virusit. Ai potencoi se kjo është arsyeja pse tani është më se e domosdoshme që të gjithë të qëndrojmë së bashku, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta rinovojmë Maqedoninë nga rrënoja që LSDM-ja do e le.

Kryetari i VMRO-ДПМНЕ shtoi se LSDM gënjeu për premtimet e rritjes prej 5% të PBB-së, për 30,000 denarë pagë mesatare, edhe për investimet e brendshme si dhe ato të huaja, dhe ata sollën një zero madhe, lëndina bosh, askund nuk janë as Facebook, Google dhe gjigandi nga industria e automobilave që e premtuan. Fatkeqësisht, fushat mbetën bosh dhe njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre. Ky është realiteti i ashpër që është sot në Maqedoni. Ai shtoi se me rinovimin e VMRO-DPMNE do të ketë minimumi 20% pensione më të larta se sa është sot.

Nga 8 deri në 12 milion investime në sportë, nga 8 deri në 12 milion euro në vit në kulturë, nga 8 deri në 12 milion euro për rinovimë të shkollave. Mickoski, gjithashtu premtoi se në mandatin katër vjeçar, për të paktën një universitet i Maqedonis do të gjendet në listën e Shangait. Premtoi edhe investime për rinovim të konvikteve.