21 VJETORI I SHNDËRRIMIT TË BABË FERIZIT NË MOTIV PAVDEKËSIE

Babë Ferizi gjatë gjithë jetës së tij ndoqi vetëm një zë që ithërriste nga e kaluara e lavdishme. Ai ndoqi zërin e Hasan Prishtinës dhe e shndërroi në simfoni lirie, kurse nevepasardhësve na mbetet të shijojmë gurgullimën e tingujve qëformojnë kryeveprën e quajtur Hasanizëm, për të cilën ai nafoli me netë të tëra pranë oxhakut të vatrës në Polacin tonëtë lavdishëm

Mehmet PRISHTINA

Prilli i ftoft i vitit 1999 na e sjell në kujtesë shiritin e një kohe qëu shkëput për një moment nga breshëria e plumbave të armikut. Por Kosova nuk u gjunjëzia asnjëherë nga krismat hileqare tëhasmi karpatian, kurse Drenica jonë epike edhe sot e ruan në gjiamanetin e atyre që flijuan jetën për të jetuar sot të shtrenjtënlirë.
Një amanet lirie edhe unë sot e ruaj me krenari, sa herë që vjen 5 prilli, i cili ma kujton babain, Ferizin, kreshnikun e familjes sëmadhe Aliuka në Polac të Drencisë. Ai, bashkë me vëllainIdrizin, dhe dy kusherinjtë Enverin e Abdylin, në luginën e Bodolit u rrethuan nga barbarët serbë në një muzg të ftoftë prillidhe pas luftës heroike disa orëshe ranë në altarin e lirisë katërAliukajt dhe nëntë të tjerë që kishin ardhur për t’u strehuar nëlagjen e Feriz Aliukajt.
Sot kam shumë mallë për babë Ferizin. Ai më mungon jo vetëmsi prani fizike, por edhe si frymë, edhe si zë burri në një odë tëDrenicës ku e kaluara e lavdishme me të ardhmen bëhen bashkëdikund në një pikë, aty ku edhe vazhdon rrugëtimi im si porosivizionare nga babë Ferizi për të shkuar gjurmëve të kolositHasan Prishtina.
Heronjtë lindin, ata nuk bëhen me komandë. Babë Ferizi gjatëgjithë jetës së tij ndoqi vetëm një zë që i thërriste nga e kaluara e lavdishme. Ai ndoqi zërin e Hasan Prishtinës dhe e shndërroi nësimfoni lirie, kurse neve pasardhësve na mbetet të shijojmëgurgullimën e tingujve që formojnë kryeveprën e quajturHasanizëm, për të cilën ai na foli me netë të tëra pranë oxhakuttë vatrës në Polacin tonë të lavdishëm.
Edhe pas 21 viteve, flijimi i Babë Ferizit na është shndërru në sypër ta pa më pastër mëngjesin e lirisë duke dalur papengueshëmmbi kodrat e blerta të Kosovës sonë të dashur.
Flijimi i tij na është bërë tik-taku i zemrave të zhuritura të qindrae mijëra prindërve që ia falën Kosovës bijtë e tyre mu në lulen e rinisë.
Ai e kapërceu vijën e kuqe të mosdorëzimit, për të na dhuruarnjë liri pa vija e pa korniza, sepse ai kështu e deshti atdheun: tëmbushur me shpresën e djalërisë shqiptare për një të ardhmeçfarë do ta dëshironte edhe kolosi ynë Hasan Prishtina.

Tani kur po evokoj 21 vjetorin e shndërrimit të tij në motivpavdekësie, seç më tërhoqi një faqe libri me një titull sugjestiv‘Bllaca, dhimbje e lirisë’ i publicistit dhe shkrimtrait EminAZEMI, botuar nga ITKSH në Shkup. Në atë faqe gjeta njëkronikë gazete (FAKTI, 5 prill 1999), që përshkruante ngjarjennë Luginën e Bogdolit, ku babai im ishte vra gjatë një përleshjeme forcat armike, bashkë me 12 të tjerë.
Fatin e ngjajshem e ndajm shumë nga ne në Kosovë por besojper secilin prej nesh vrasja e prindit në menyrë mizore ështe njërast i veçant!

Tani kur po jetojmë në një prill tjetër, jo edhe pa sfida e kontradikta, do të doja të gjithë ne së bashku të ndalemi dhe tëmendojmë për një cast për ata që flijuan jetën për Kosovën tonëtë bukur. Të mendojmë se si do të dukej e sotmja jonë pa sakrificën e të dashiurve tanë. Të mendojmë se asnjë prej neshqë sot vuajmë mungesën fizike të të dashurve tanë, nuk e kemimerituar statusin e të qenit rob modern të një shoqërie kaotikeme politikanë të papërgjegjshëm.

Lavdi dëshmorëve!

Prishtin. 5 prill