28-vjeçari nga Haraçina u arrestua në Aeroportin e Shkupit pasi kërkohej për grabitje

Më 10.02.2020 në orën 18:30 në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkupi” gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se F.R. (28) nga fshati Haraçinë kërkohej nga policia me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkup 1, për kryerjen e veprës penale “grabitje të rëndë”, përcjell GazetaExpress nga Portalb.

Ai u mbajt në paraburgim dhe iu dorëzua policisë në Stacionin Policor të Kisela Vodës për tu transportuar më pas në burgun e Shkupit.