85 vjet nga vdekja e qenit më besnik në botë: kjo është historia e Hachikos

Në këtë ditë, më 1935, Hachiko, qeni më besnik në botë, vdiq.

E gjithë bota e njeh historinë e këtij qeni, i cili një simbol i besnikërisë, dashurisë dhe miqësisë.

Qeni Hachiko lindi në Japoni në 1923. Një vit më vonë, ai u morr nga profesori Hidesaburo Ueno, i cili punonte në Departamentin e Bujqësisë të një kolegji. Si çdo ditë, ai do merrte trenim për t’u kthyer nga puna, ku e priste shoku i tij besnik në të njëjtin vend.

Pas vetëm një viti miqësie, profesori vdiq, përkatësisht në 21 maj 1925. Hachiko e priti nëntë vjet, nëntë muaj dhe pesëmbëdhjetë ditë.

Pra qeni do të gjendej për çdo ditë të zotin e tij në të njëjtën kohë dhe vend, duke pritur të dalë nga treni.

Më 1932 u shkrua artikulli i parë i gazetës për këtë qen besnik. ku autor ishte një ish-student i profesorit të ndjerë.

Pas gati një dekade duke pritur, Hachiko vdiq në 1935.

Ai u krematua dhe hiri i tij u vendos pranë profesorit në Varrezat Aoyama.

Hachiko u bë simboli kombëtar japonez. Leshi i tij u përgatit dhe u ekspozua në Muzeun Kombëtar të Natyrës dhe Shkencës në Tokio. Statuja e tij u ngrit në stacionin ku po priste zotërinë e tij. Dhe hyrja në stacionin e trenit është emëruar sippas tij.