Zgjedhjet parlamentare të 12 Prillit do të jenë edhe vendimtare për jetgjatësinë politike të disa kryetarëve të partive politike të cilët kanë pësuar humbje edhe në zgjedhjet e kaluara.
A do të japin dorëheqje nga kreu i partive të tyre, Zijadin Sela, Bilall Kasami, Afrim Gashi në rast se humbin zgjedhjet e ardhshme?
Kujtojmë se, Sela humbi zgjedhjet parlamentare të 2016-tës, pavarësisht se kishte në koalicion RDK-në dhe UNITET-in, humbi gjithashtu edhe zgjedhjet lokale të 2017-tës, përfshi këtu edhe humbjen për komunën e Strugës ku edhe vet ishte kandidat.
Përveç Selës, zgjedhjet parlamentare të 2016-tës dhe ato lokale të 2017-tës, i ka humbur edhe Bilall Kasami, i cili edhe personalisht humbin garën për Tetovën.
Andaj, mbetet të shohim se a do të jep dorëheqje ndonjëri në rast ae humbin zgjedhjet e 12 Prillit.