A do të ndalohen ndihmat sociale?

Zëvendësministrja plotësuese në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel, ka thënë sot në konferencë për media se, funksionimi i institucioneve duhet të jetë prioritet dhe nuk do të lejojnë që qytetarët të jenë viktima të zënkave ndërpartiake. Të gjitha proceset reformuese, ka shtuar ajo, të gjitha të drejtat nga sfera e mbrojtjes sociale, sigurisë sociale të të moshuarve do të vazhdojnë të paguhen rregullisht sipas dinamikës së vendosur.

Sanella Shkrijel, Zv/ministre

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka ministre të re teknike nga partia opozitare dhe ka zëvendës ministre plotësuese. Dëshirojmë t’i bindim qytetarët se kjo në njëfarë mënyre nuk do të ndikojë dhe do të reflektojë negativisht ndaj të gjitha proceseve reformuese të cilat tashmë kanë filluar në Ministri”.

Ajo i ka bërë thirrje punëtorëve të falimentuar që nga nesër të dorëzojnë kërkesa në pajtueshmëri me ndryshimet e fundit të ligjit për sigurim material të personave të papunësuar, për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve nga pronësia shtetërore.

Sanella Shkrijel, Zv/ministre

“Presim që së paku 1.000 punëtorë të falimentuar ta realizojnë këtë të drejtë për kontribut mujor prej 8.000 denarëve deri në pensionim. Kemi përfshirë gjithsej 12.000 punëtorë të falimentuar. Gjithmonë në vend të parë janë qytetarët”.

Ajo po ashtu, i bëri thirrje ministres Rashella Mizrahi për konstruktivitet dhe bashkëpunim. Shkrijel tha se është në komunikim të rregullt me ministren Mizrahi dhe se qytetarët nuk duhet të shqetësohen sa i përket pagesës së transfereve sociale.