A do t’i takojë Albin Kurti krerët e Listës Serbe?

Demhasaj thotë se është e nevojshme që Kurti të thërret në takim përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takime thuajse të përjavshme kishte Albin Kurti me homologun e tij nga LDK Isa Mustafa.

Por deri tash nuk arritën të kenë një marrëveshje për koalicion.

E koalicion nuk pritet të bëjë as me Listën Serbe, për të cilët është menduar ndarja e një ministrie.

Por kreu i VV është shprehur i interesuar të ketë një takim me partinë fituese nga komuniteti serb.

Se Albin Kurti do të mund të takoj kreun e Listës Serbe Goran Rakiqit, e pranon edhe vet Arbër Zaimi që është pjese e LVV.

Madje ky nuk e mohon se Kurti të takohet edhe me politikanët e shtetit Serb.

E si të nevojshme këtë takim po e shohin edhe njohësit e skenës politike në vend.

T7 ka kontaktuar edhe me kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq, por nuk ka dhënë detaje se kur do të takoj kandidatin për kryeministër nga LVV.