A e dini sa e pasur është Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj? (DETAJE)

Vjosa Osmani është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit në vend. Por para këtij mandati ajo mbante pozitën e deputetes nga radhët e LDK-së.

Krahas kësaj, Osmani kishte publikuar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në deklarimin e pasurisë ajo ka theksuar edhe pasurinë e bashkëshortit që sipas saj, ajo pasuri është grumbulluar para se ata të martoheshin.

Tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar mbi 400 mijë euro duke përfshirë dy banesa, dy shtëpi, garazha e parcela toke.

Bashkëshorti i saj vozit një veturë në vlerën 9 mijë euro, derisa Osmani nuk ka veturë personale.

Si para të kursyera duke përfshirë ato të saj, bashkëshortit dhe fëmijëve në Australi, ajo ka rreth 120 mijë euro të kursyera.

Te hyrat vjetrore të saj kalojnë mbi 28 mijë euro, derisa ato të bashkëshortit mbi 17 mijë euro.

Pasuria e tyre në total llogaritet të jetë mbi 640 mijë euro