A ka fuqi Qeveria Kurti ta ç’kap shtetin e Kosovës? Flet juristi, tregon sfidat më të mëdha që po e presin Albin Kurtin

Kuvendi i Kosovës ditën e djeshme e votoi me 86 pro dhe 10 abstenime, qeverinë e re me kryeministër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.

Të pranishëm në Kuvend ishin 96 deputetë, kurse para votimit seancën e kanë braktisur deputetët e PDK-së dhe AAK-së.

Për të folur për Qeverinë Kurti, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar njohësin e çështjeve juridike e kushtetuese.

Juristi, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë rezultatet e qeverisë së re për ç’kapjen e shtetit duhet t’i presim.

Sipas juristit është inkurajuese kur ministria e drejtësisë përmend Vetting të gjerë.

A ka fuqi Qeveria Kurti ta ç’kap shtetin e Kosovës? Flet juristi, tregon sfidat më të mëdha që e presin Albin Kurtin

Kuvendi i Kosovës ditën e djeshme e votoi me 86 pro dhe 10 abstenime, qeverinë e re me kryeministër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.

Të pranishëm në Kuvend ishin 96 deputetë, kurse para votimit seancën e kanë braktisur deputetët e PDK-së dhe AAK-së.

Për të folur për Qeverinë Kurti, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar njohësin e çështjeve juridike e kushtetuese.

Juristi, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë rezultatet e qeverisë së re për ç’kapjen e shtetit duhet t’i presim.

Sipas juristit është inkurajuese kur ministria e drejtësisë përmend Vetting të gjerë.

ImageBlerim BurjaniFOTO GALERI
“Pritet të shihet, deri tash kishte koncepte ideor për të ndal kapjen e shtetit, është inkurajuese kur ministria e drejtësisë përmend Vetting të gjerë në drejtësi, ATK, Dogana, Polici. Kjo është pozitive por për këtë duhet të ketë ligj, nuk duhet humbur kohë duke shpjeguar, por duke nisur konkretisht të hartojnë një ligj propozues për Vettning, ku do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim. Pra, deri më tash ende nuk ka veprim konkret qeveria , pra, duhet të presim 1-2 muaj për parë se a do të ketë propozim për ligj për Vetting. E dyta duhet të ketë prioritet një vjeçare për ekonomi, si dhe pres që të fillojë zbatimi i ligjit për Mbrojte Shëndetësore, nëse fondi i tillë dështon atëherë asgjë s’ka nga tema e rregullimit të gjendjes katastrofale në shëndetësi”, ka thënë Burjani.

Me tej, ai ka thënë është ende të flitet, por thekson se nuk do të dështojë qeveria e re nëse ka qëllime të caktuara apo objektiva të qarta.

“Pra, duhet kohë ende për të analizuar veprime, e vërteta është se mund të ketë ndryshime pozitive po që ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin. Deri më tash ende është herët për të folur. Kjo qeveri nuk do të dështojë nëse ka qëllime të caktuara apo objektiva të qarta, prioritete duhet të jenë vjetore por jo katërvjeçare, apo mund të jetë edhe katërvjeçare edhe pse më vështirë është për të planifikuar veprime katër vjet më radhë, por periudhën 1-2 vjet mund të ketë zbatim të vettingut”, tha ai.

Në fund, Burjani tregon se sfida më e madhe e Qeverisë Kurti është zhvillimi ekonomik dhe dialogu me Serbinë.

“Sfida më madhe është zhvillimi ekonomik dhe dialogu me Serbinë. Ende nuk ka ndonjë veprim konkret as të thënë deri tash as në ekspoze të këtij kryeministri për çështjen e dialogut përveç se ai do të udhëheq nuk dihet qysh a pse me kënd”, ka përfunduar Burjani, për gazetën “Bota sot”.