A po martohet Gold Ag – publikohet fotografi e bashkëshortes së tij me fustan të bardhë

Muaj më parë, reperi Arian Agushi ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.


Ai zgjodhi të kurorëzohet nga Imami Ahmed Kalaja.

Por për shkak të pandemisë, çifti nuk patën mundësi të festojnë. Sot Goldi bashkë me gruan e tij Ermira Shkodra siç duket do të festojnë martesën e tyre.

Kjo u supozua pasi grimerja Sellma, ka postuar fotografi të gruas së këngëtarit duke u kujdesur për pamjen e saj. Po ashtu, Goldi ka publikuar fotografi nga prapaskenat e fotosesionit.