A po shfrytëzohet emri i Rekës për ta marr veten Besa dhe Aleanca

Z. Blerim Reka si kandidat për president në Republikën e Maqedonise së Veriut i cili qysh në konventën e tij promovuese lidhi Besën për Aleancë me Shqiptarët , duket se nuk e kishte menduar mirë këtë sllogan që do ta udhëhiqte atë në fushatën e tij elektorale. Nga takimet me qytetarët të cilat janë zhvilluar ditëve të fundit vërehen disa elemente të cilat dukshëm flasin për një oportunizëm të skajshëm nga ana e dy partive politike Besa dhe Aleanca për Shiptarët. Të cilat terrenin bukur mirë po e shfrytëzojnë për ngritjen e rejtingut të tyre dhe po zhvillojnë fushatë thjeshtë në llogari të partisë dhe në emër të liderëve partiak.

Kjo mund të vërehet në paraqitjet e tyre ku përveç garës e cila zhvillohet se kush do të flet i pari, paraqitjet e te dy krerëve janë kryekëput fushatë kundër Bashkimit Demokratik për Integrim dhe liderit të saj dhe në asnjë rast zbërthim i idesë dhe konceptit me të cilën garon kandidati për të cilin ata thonë se po e mbështesin. Duket qartë se arsya e vetme e mbështetjes së z.Blerim Reka ishte shfrytëzimi i hapsirës dhe fshehja nën petkun e REPUBLIKËS në favor të votës për NËNËN PARTI. Përderisa Bilall Kasami fton për delegjitimim të Qeverisë më shumë se legjitimim të z. Reka për president, z.Sela pretendon ta njollosë BDI-në dhe Ali Ahmetin gjat çdo takimi, kokëulur qëndron dhe ndëgjon z.Reka nga statusi i një të kompromituari pa nevojë.