Abdul-Selam Selami: Angazhim për kthimin e tatimit nga të ardhurat personale për bujqit

Zëvendës drejtori i Departamentit të të Ardhurave Publike, Abdul-Selam Selami, ka takuar sot, z. Rexhail Ismaili, sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, ku ka diskutuar lidhur me kthimin e tatimit të të ardhurave personale për bujqit.

Z. Selami ka potencuar se “bashkëpunimi ndërinstitucional është më se i nevojshëm, për të realizuar me efikasitet të plotë të gjitha detyrat që kemi të parashtruara para vetes për ti realizuar.”

Postimi i z. Selami në fb:

Në agjendën e sotme të punës, realizova takim me z.Rexhail Ismaili, Sekretarin Shtetërorë të Ministrisë së bujqësisë. Tema kryesore e takimit tonë ishte në lidhje me kthimin e tatimit të të ardhurave personale për bujqit, të cilin ne si DAP e paralajmëruam para disa ditëve. Bashkëpunimi ndërinstitucional është më se i nevojshëm, për të realizuar me efikasitet të plotë të gjitha detyrat që kemi të parashtruara para vetes për ti realizuar.