Abdul-Selam Selami: Detyrat që i cakton Ali Ahmeti i marrim me përgjegjësi e përkushtim

Veprimtari i shquar i BDI-së, njëherësh eksperti i shquar dhe menaxheri i suksesshëm, zv.drejtor i sapo emëruar në DAP, Abdul-Selam Selami ka vizituar sot, z. Artan Grubin në Kryeministri.

Nga aty, ai ka dhënë mesazhin se detyrat që i cakton Ali Ahmeti për zbatim, merren me plotë përgjegjësi dhe përkushtim.

Nga sot, ka shkruar ai, në detyra të reja.

Ja postimi i z. Selami:

Detyrat që i cakton #AliAhmeti i marrim me plot përgjegjësi dhe përkushtim.
Nga sot në detyra të reja!
Dalshim faqebardhë dhe qofshim në shërbim të popullatës.