Abdul-Selam Selami: Fabrikë e re e qumështit, 40 vende të reja pune

Zv. Drejtori i Agjencisë për përkrahjen e bujqësisë dhe zhvillimin rural, Abdul -Selam Selami, ka bërë të ditur lajmin e ndërtimit të fabrikës së re për prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, nga “Eko Shar”, nga Poroji, që do të ndërtohet në Krushevë dhe Dollnen.

Investim me vlerë mbi 1.5 milion euro , me bashkë financim, 50% nga Fondet IPARD, ka shkruar Selami në fb.

Ja postimi i plotë:

Krusheva dhe Dollneni a jeni gati ?!!!
Fabrikë për prodhim të qumështit dhe produkteve të qumështit në fshatin Alldançe Komuna e Krushevës nga “Eko Shar”-Poroj Tetovë.
Sot nga Agjencia bashk me Drejtorin Nikola Babovski nënshkruam kontratën për kofinansim me “Eko Shar” për ndërtim të fabrikës së re për prodhim të qumështit.
Investim me vler mbi 1.5 milion euro , me kofinansim 50% nga Fondet IPARD.
Mbi 40 punësime të reja do parashef fabrika e re që do fillon menjëher me ndërtim.
“Eko Shar”-it dhe Drejtorit Xhevair Osmanit i dëshirojmë punë të mbarë dhe Suksese.

QeveriaeRMV

IPARD