Abdul-Selam Selami falënderon mediat për promovimin e aktiviteteve në zhvillimin rural

Me rastin e kalimit në postin e ri të z. Abdul-Selam Selamit, me një dedikim të veçantë për mediat, ai i ka falënderuar ato sepse e përkrahën dhe promovuan punën e Agjencisë, me qëllim të informimit të saktë dhe në kohë për opinionin dhe bujqit në veçanti.

Z. Selami ka uruar mediat që interesimi për punën e Agjencisë të vazhdoj edhe tutje, me qëllim që edhe më tej bujqit të informohen për të gjitha aktivitetet që realizohen në dobi të tyre.

Ja postimi i plotë i z. Selami:

Falenderim i veçantë për të gjitha mediat nē vend, të cilët përkrahën dhe promovuan punën tonë, me qëllim të informimit të saktë dhe në kohë për opinionin dhe bujqit në veçanti!
Të nderuara media, shumë të respektuar gazetarë,
Me largimin tim nga posti i zëv.Drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, për shkak të emërimit të ri në DAP, dua që në emër të bujqve, në emër të Agjencisë dhe në emrin tim personal, t’ju shprehi falenderimet e mia, për bashkëpunimin e sinqertë, korrekt dhe profesional që kishim gjatë gjithë kësaj periudhe . Interesimi juaj si media dhe vullneti ynë për të qenë sa më transparent, rezultoi me shumë aktivitete dhe punē të realizuara bashkë. Ajo që gjithmonë do t’ju jem falenderues është puna juaj pēr ti informuar bujqit në kohē për thirrjet publike dhe detajet rreth aplikimeve, që mundësoi që secili bujk në mënyrë të barabartë dhe të drejtpërderjtë të jetë i informuar saktë. Gjithashtu ju ishit me ne bashkē edhe gjatë gjithë kohës deri sa ne promovonim projekte kapitale të realizuara dhe tē financuara nga Agjencia në bashkēpunim me Komunat rurale. Uroj që interesimi juaj për punën e Agjencisë të vazhdoj edhe tutje, me qëllim që edhe më tej bujqit të informohen për të gjitha aktivitetet që realizohen në dobi të tyre.
Duke ju uruar shëndet dhe suksese në punën dhe misionin tuaj, uroj të takohemi përsëri në aktivitetet tona në detyrën time të re, duke shpresuar që bashkēpunimi ynë i sinqertë të vazhdojë edhe më tej! Faleminderit!