Abdul – Selam Selami, kuadër që bën krenar shqiptarët

Abdul – Selam Selami i takon gjeneratës së re të administratorëve të shtetit, i cili me përgjegjësi dhe seriozitetin maksimal, i del zot çdo përgjegjësie me kompetencë dhe integritet.

Kuadri i ri, i cili është forcë e re në vitet e fundit brenda institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka bërë që zhvillimi të marrë hov, nëpërmjet vizionit të ri, për zhvillim të gjithmbarshëm.

Kësaj plejade të kuadrove të reja, i takon edhe z. Selami, i cili në krye të Agjencisë për Përkrahjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka dëshmuar pasion të rrallë dhe përkushtim, duke zbatuar qëllimet e agjencisë, më shumë e më kualitativisht se çdo pararendës i tij.

Kjo energji e re, profili profesional dhe integriteti i fuqishëm moral, ka bërë që Z. Selami, të ndërtojë një karrierë shumë të begatë dhe tejet tërheqëse, të pëlqyeshme për qytetarët, të cilët hetuan dorën e shtetit në projektet që i shtynte përpara.

Andaj, tanimë, me emërimin e z. Abdul-Selam Selami, zv.drejtor i Drejtorisë për të Ardhurat Publike, është garanci e një menaxhmenti të sprovuar me sfidat, duke e lartësuar atë me transparencë e zbatim të ligjit.

Z. Selami, përfaqëson administratorin profesional, me preferenca të fuqishme për zbatim të ligjit, për ngritjen e performancës dhe suksesit profesional, vlera këto të shtetit në shërbim të qytetarëve.

Suksese z. Selami, dalshi faqebardhë në detyrën e re, do të jemi krenar me juve dhe punën Tuaj!