Abdul-Selam Selami porosit opozitën: Sovrani do punëtorin, jo atë që shan!

Abdul-Selam Selami, Zëvendësdrejtor i Agjensionit për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, ka theksuar se “press konferencat” e opozitës po i mjegullojne punët që bëhen, ato po nxijnë shqiptarët, ndërsa ceku ai, populli i do punëtorët.

Z. Selami ka potencuar se opozita duhet të punoj, të tregojë çka bëjnë ndryshe nga partia lidere e shqiptarëve BDI, të mos lodhen duke shpifur e të mos e nxijnë shqiptarët, punoni, mos shani, rekomandon z. Selami.

Ja postimi i plotë i z. Selami:

Tregoni popullit se dini edhe ju të hartoni projekte serioze , tregohuni se jeni punëtor , tregoni të mirat që do dalin nga ju , mos mundoni që nëpërmjet “Press-konferencat” tuaja ti mjegulloni punët që bëhen në të mirë të shqiptarëve.
Gabim e keni uluni dhe punoni dhe tregoni Cka ndryshon nëse Ju zgjedh juve siç ka bërë BDI në 17 vite nga ekzistimi i saj.
Mos u lodhni duke shpifur , duke bashkpunuar me “tajna-slluzhbat” për të nxirë të kaluarën e ndritë të shqiptarëve sepse atyre ende Ju dhemb ajo që sot gjithcka duhet ta ndajnë bashk me qytetarët shqiptarë.
Punoni mos shani, se populli punëtorin e don!
Sovrani asniher nuk gabon !
Këtë na ka mësar Lideri jonë Ali Ahmeti, zoti i dhasht shëndet.