Abdyl-Selam Selami: Jabollçishta e fitoreve shqiptare, i thotë po Kryeministrit shqiptar!

Zona e tretë zgjedhore, në fshatin Jabollçisht, BDI ka organizuar një takim elektoral, ku ishin të pranishëm kandidati i kësaj zone, Bekim Neziri, me ç’rast ka ftuar qytetarët të votojnë për Kryeministrin shqiptar. Nga niveli qendror i BDI-së, ishte i pranishëm Abdul-Selam Selami, i cili potencoi se Bekim Neziri është kandidati më i mirë i mundshëm për këtë zonë zgjedhore, sepse, ka tërë potencialin atdhetar e intelektual, për të mbrojtur dhe çuar përpara kauzat tona nacionale. Nuk ishte e lehtë arritja deri këtu, por ne duam të ecim më tej, për Kryeministrin shqiptar. Andaj, ju ftoj, dilni e votoni më 15 korrik, votoni për BDI, votoni për numrin 9, sepse ju po votoni për Kryeministrin shqiptar, ka cekur z. Selami. Pas takimit, z. Selami ka shkruar në fb si vijon: Jabollçishta shqiptare tha Po Kryeministrit shqiptarë! E ndjeva erën e fitorës së madhe sot nga Jabollçishta shqiptare. Jabollçishta e Ali Ahmetit dha mesazh të fort se pas Kryeministrit vjen Kryetari Komunës së Çashkës shqiptare. Faleminderit vllezër dhe motra që më frymëzuat që edhe ma shum të jem këmbëngulës që fshatrat shqiptarë ta marin hisen e vet nga buxheti i shtetit. U pafshim në fitorën e 15 Korikut bashk me Deputetin e zonës tuaj Bekim Neziri. #AliAhmeti #BDI #zona3BekimNeziri