Abuzimi në Kavajë, reagon ashpër rrjeti i organizatave “Zëri i të Rinjve”

Për rastin e abuzimit seksual vajzës së mitur nga një grup bashkëmoshatarësh në Qytetin e Kavajës kanë reaguar edhe nga Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve”.

Në vijim ua sjellim në mënyrë integrale reagimin e rrjetit të organizatave “Zëri i të Rinjve”.

Rrjeti i Organizatave “Zëri i tëRinjve”, që nga momenti i publikimit të rastit të abuzimit të një vajze të mitur nga një grup bashkëmoshatarësh, ka ndjekur me kujdes rastin në fjalë. Nëpërmjet kësaj deklarate publike, Rrjeti “Zëri i tëRinjve” kërkon që tëtërheqëvëmendjen e autoriteteve për ta trajtuar këtëçështje me një kujdes tëveçantë etik dhe profesional.. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e ngjarjes, nxisim dhe kërkojmë nga autoritet përgjegjëse ta trajtojnë ngjarjen sa më shpejt me angazhimin e duhur dhe maksimal, në zbatim të detyrave dhe përgjegjësive që ka secili autoritet dhe në përputhje me normat dhe detyrimet që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur.

Për këtë arsye Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” kërkon:
1. Marrjen e masave të menjëhershme për trajtimin dhe rehabilitimin psiko-shëndetësor të viktimës, duke i ofruar shërbime emergjente. Këto shërbime duhet t’i ofrohen si viktimës,ashtu edhe anëtarëve të tjerë të familjes, shërbime këto të parashikura nga udhëzimi nr.816, datë 27/11/2018. Njësojshmëri për trajtim psiko-social paraqesin edhe bashkëmoshatarët e tjerë, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje, por që janë të prekur nga zbardhja e kësaj ngjarjeje.
2. Autoritetet përkatëse të marrin masa për mbrojtjen e jetës private të miturës dhe familjes, si dhe të mospublikimittë dhënave për këtë rast (përcaktime të parashikuara nga nenet 33 dhe 43 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur).
Rrjeti i organizatave “Zëri i të Rinjve” dhe anëtarët e rrjetit kanë njëeksperiencë shumë të madhe në fushën e të Drejtave të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues, duke ndihmuar me qindra gra dhe vajza çdo vit për të pasur akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe seksual, nëpërmjet shërbimeve miqësore shëndetësore, edukimit seksual gjithëpërfshirës dhe plotësimittëkurrikulave shkollore me materialet edukuese,si edhe formim të aftësive të duhura për një jetë të shëndetshme . Për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, Rrjeti “Zëri i të Rinjve” kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe çdo aktor tjetër që punon në këtë fushë, që:
• Kurrikulat e Edukatës Gjithëpërfshirëse Seksuale dhe Shëndetësore dhe aftësimit për jetën të shtrihen në të gjitha shkollat e vendit dhe mësuesit të trajnohen për një mësimdhënie të përshtatshme dhe të duhur sipas moshës. .
• Shërbimet Shëndetësore Miqësore për të rinjtëtë jenë pjesë e paketës se shërbimeve në sistemin parësor shëndetësor. Të trajnohen ofruesit e kujdesit shëndetësor për të ofruar këto shërbime. Pjesë e këtij procesi duhet të jenë edhe mjekët e shkollave. Ky objektiv është i parashikuar edhe në objektivin 3.4 të Planit të Veprimit të Rinisë 2015-2020.
• Të rritet roli i psikologut dhe punonjësit social në shkolla, me qëllim kapjen e hershme të rasteve të abuzimit seksual ndërmjet bashkëmoshatarëve.
• Të ngrihen rrjetet e edukatorëve bashkëmoshatar në shkolla si një mënyrë efikase e testuar në botë për parandalimin e rasteve të abuzimit seksual. Ky objektiv është i parashikuar edhe në Planin e Veprimit të Rinisë 2015-2020.
• Të rritet efektiviteti i punës të strukturave shtetërore të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal, për t’u gjendur më pranë problemeve të ndjeshme qe kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të fëmijëve.
• Të ndërmerret menjëherë një fushate kombëtare sensibilizimi mbi të gjitha format e dhunës, duke targetuar adoleshentët dhe denoncimine rasteve aktuale.
Anëtarët e Rrjetit “Zëri i të Rinjve” angazhohen nëndërmarrjen e nismave për respektimin e të Drejtave të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues për të siguruar të rinjve dhe të rejave njëjetëme mirëqenie të plotë mendore, fizike dhe sociale.