Një ripërpunim i këngës ‘Shko n’rrs’ nga Albina Kelmendi duket ta ketë nervozuar shumë Pop Divën Adelina Ismailin.
Këngëtarja e hitit të viteve 2000 e ka shpërndarë versionin e koleges në Instagram me një mbishkrim që e lidhë me politikën.
‘Nëse ka një arsye pse po i gëzohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë është besimi im që vërtetë do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time’ – është shprehur Ismaili në postimin e bërë duke aluduar se çështje të tilla do t’i ndjekë me gjyq.
Sakaq, nuk ka reagim ende nga Albina.
Versioni origjinal Adelina:
Versioni nga Albina: