Ademi: Apeloj tе të gjithë nxënësit të ndjekin leksionet në platformën “TV-KLASA”

Apeloj tе të gjithë nxënësit të ndjekin leksionet në platformën “TV-KLASA” , e cila ka filluar të emetohet nga dita e hënë në kanalet e RTVM.

Vlersoj lartë edhe shembullin e Komunës së Karposhit, të cilët iniciuan platformë digjitale për shpërndarjen e përmbajtjeve që do të ishin mësuar gjatë kësaj periudhe të vitit – në përputhje me programet mësimore, dhe me të vetmin qëllim – kompensimin e diturive për këto disa ditë derisa procesi edukativ-arsimor është ndërprerë.

Shpresoj që këtë shembull të bëjnë përpjekje ta ndjekin edhe komunat e tjera. Sigurisht se ky lloj i edukimit është joformal dhe nuk mundet të zëvendësojë tërësisht arsimin formal në shkollë, por është një solucion i mirë për mos-ndërprerjen e edukimit të nxënësve.

*Nga konferenca e sotshme për shtyp!