Ademi: Nuk shqetësohemi nga koalicioni, kemi bërë thirrje për bashkim të opozitës

Ministri i Arsimit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se subjekti i tij ka bërë thirrje dashamirëse që blloku opozitar të bashkohet. Ai theksoi se BDI nuk shqetësohet nga koalicioni i mundshëm për shkak se siç thotë ai, sipas të gjitha sondazheve BDI rezulton partia me besimin më të madh në vend.

“Aspak nuk jemi të shqetësuar, përkundrazi ne kemi bërë thirrje tejet të sinqertë dhe dashamirëse që opozita të bashkohet që mos të pushkatohen mandatet e shqiptarëve. Në 2016 BDI fitoi zgjedhjet, por humbën shqiptarët 10 mandate. Të gjitha matjet e opinionit parashohin BDI si partia me besimin më të madh“