Ademi: Opaja me sallë sportive!

“Ndihem krenarë që, pas përfundimit të të gjitha procedurave të prokurimit publik, tanimë gjithçka është gati për fillimin e punimeve për ndërtimin e sallës së re sportive në SHFK “7 Marsi” në fshatin Opajë të komunës së Likovës.

Nxënësit e shkollës ku edhe unë mësova ABC-në, shumë shpejtë aktivitetet e tyre sportive do t’i realizojnë në sallën e re sportive, prej të cilëve pres edhe suksese të mëdha në sferën e sportit.” – thotë Ademi.