Ademi: Rritja e rrogave ndikon në parandalimin e migracionit

Ministri për diasporë Edmond Ademi në “Rruga drejt” në Alsat theksoi se nder vite qeveritë kanë pasur strategji për parandalimin e ikjes së të rinjve, por të njëjtat kanë mbetur vetëm në letër. Sipas tij, si ministër i Diasporës ai ka ndërmarr disa hapa si për shembull nënshkrimi i një memorandumi për krijimin e një qendre për migracion dhe diasporë. Një nga masat e qeverisë aktuale, sipas tij, është edhe rritja e pagave.

“Sa i takon i takon të rinjve, kur flasim për masat e qeverisë, edhe ju e përmendët, nëse rritja e rrogave është një ndër masat për parandalimin e migracionit, unë besoj që kjo ndikon”-theksoi Ademi.