Ademi: Të respektohen rekomandimet e ODIHR-OSBE për nivelizimin e njësive zgjedhore

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi,në profilin e tij ka komentuar deklaratën e djeshme të zyrtarëve të LSDM-së, sipas të cilëve, “nuk mund të bëhet nivelizimi i Njësive zgjedhore derisa nuk realizohet Regjistrimi i popullsisë”, shkruan gazeta KOHA. Madje, Ademi këtë deklaratë të LSDM e quajti “kundër çdo logjike të shëndoshë” që nuk ka asnjë pikët të përbashkët me nivelizimin e Njësive zgjedhore.

Ndryshe, Njësia 2 dhe 6 kanë tejkaluar pragun prej +5 për qind, ashtu sikurse Njësia 3 ka tejkaluar -5 përqindëshin.
Aktualisht, Njësia 6 zgjedhore ka më shumë se 19 mijë vota dhe ka tejkaluar pragun e lejuar, ashtu sikurse Njësia 2 zgjedhore. Njësia 3 nga ana tjetër ka tejkaluar minus 5% (aktualisht është gati -8%). Vetëm Njësia 1 dhe 5 tani për tani janë brenda kornizës ligjore, raporton koha.mk.

Ja postimi i tij i plotë:

Tejkalimi i plus/minus 5% në katër njësi zgjedhore është i barabartë me “zgjedhje të kundërligjshme”.

Andaj, duhet urgjentisht të pranohet propozimi i KSHZ-së për nivelizimin e tre njësive dhe me këtë, të plotësojmë Rekomandimet e ODIHR-OSBE për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Përkujtojmë se Njësia 6 zgjedhore ka më shumë se 19 mijë vota që kanë tejkaluar pragun e lejuar, ashtu sikurse Njësia 2 zgjedhore. Njësia 3 nga ana tjetër ka tejkaluar minus 5% (aktualisht është gati -8%). Vetëm Njësia 1 dhe 5 tani për tani janë brenda kornizës ligjore.

Çdo bllokim i nivelizimit të Njësive zgjedhore nga kushdoqoftë, paraqet shkelje të ligjit. Dhe, arsyetimi se “pa regjistrim të popullsisë, nuk mund të bëhet nivelizimi i njësive zgjedhore” nuk mban dhe është kundër çdo logjike të shëndoshë.

Nivelizimi i njësive (baras me numrin e votuesve) me regjistrimin e popullsisë, janë dy çështje që nuk kanë ASNJË pikë të përbashkët.