Agim Nuhiu: Edhe një lidhje e re mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Restelicë-Strezimir

Sot, zëvendës ministri Agim Nuhiu, ka qëndruar në pikën kufitare në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Restelicë-Strezimir, duke marrë pjesë në solemnitetin e hapjes së kësaj pike të re kufitare, të rëndësishme për këtë zonë, komunikimin, për lidhjet familjare por edhe turizmin.

Lidhur me këtë ngjarje, zv. Ministri Nuhiu ka shkruar në rrjetin social se “sot, Maqedonia e Veriut dhe Kosova po lidhen edhe me një pikë të përkohshme kufitare, Restelicë-Strezimir! Urime!”

Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë prej orës 08:00 deri në 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si dhe vendkalimet tjera kufitare, ose dokumente udhëtimi (pasaportë ose letërnjoftim dhe karton të gjelbër për automjet).

Vendkalimi kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, do të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit të komunave të dy shteteve si dhe lidhshmërinë reciproke të banorëve nga komunat Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë dhe Dibër me banorët e komunës së Restelicës, Dragashit dhe Prizrenit. Ndërsa zona e Gorës në Kosovë ka 18 fshatra.

Vendkalimi gjendet në malin Korab në trekëndëshin mes Maqedonisë- Shqipërisë dhe Kosovës mund të kalonin vetëm banorët e brezit kufitar prej 25 kilometra edhe atë me leje të veçanta.