Agim Nuhiu: Janë arrestuar të dyshuarit për tri rastet e personave të gjetur të pajetë

Pas gjetjes së kufomës së tretë, organet e sigurisë janë vënë në gjurmim të kryesve të këtij krimi, të kryera në Strumicë dhe Orizare. Organet e ndjekjes, janë duke i zhvilluar hetimet, ndërsa për këtë çështje, ka dhënë deklaratë edhe zëvendës ministri i Punëve të brendshme, Agim Nuhiu.

Zëvendësministri Agim Nuhiu, ka deklaruar se janë në njohuri për profilin e krimit dhe janë në ndjekje të rastit, të kryera në kohë të ndryshme, brenda disa javëve.

Identitet e personave të pajetë, janë të njohur për policinë dhe pritet të bëhet raporti i kriminalistikës.

Për trupin e pajetë të gjetur në Orizare të Epërme të Shkupit, Policia mbrëmë ka ndaluar 6 persona me dyshim të bazuar se mund ta kenë kryer këtë vepër penale.

Kurse për trupat e pajetë të gjetur kohë më parë në Strumicë, personi i dyshuar gjendet në paraburgim, ka deklaruar z. Nuhiu.

Zëvendës ministri Nuhiu theksoi po ashtu se veprat e kryera ndaj dy personave në Strumicë, janë të ngjashme por priten analizat finale kriminalistke që po merren me rastin.