Agim Nuhiu në krye të MPB-së

Zëvendës ministri i deritashëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme nga radhët e BDI-së, z. Agim Nuhiu, nga sonte merr postin e ministrit.

Z. Agim Nuhiu do ta marrë postin nga ministri i deritashëm, z. Çulev, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe udhëheqjen e kësaj ministrie në kohë të vështirë.

Ministri i ardhshëm, z. Nuhiu, ka cekur se “Respektimi i kuadrit ligjor dhe atij institucional mbetet përkushtimi ynë në të gjitha periudhat e qeverisjes institucionale”.

Ja postimi i z. Agim Nuhiu:

Nga sonte do ta kem përgjegjësinë dhe nderin të jem në krye të Ministrisë së punëve të brendshme!
Z. Çulev i shprehëm faleminderime për bashkëpunimin në udhëheqjen e MPB-së në një periudhë të vështirë!
Respektimi i kuadrit ligjor dhe atij institucional mbetet përkushtimi ynë në të gjitha periudhat e qeverisjes institucionale!
Mbarësi!