Agim Nuhiu paralajmëron revistën shkencore Siguria

Angazhimi i vazhdueshëm i institucioneve në lëmin e sigurisë, sot u rikonfirmua edhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu. Ai në një postim, ka paralajmëruar revistën shkencore ndërkombëtare që do t’i kushtohet sigurisë, duke promovuar kështu shkencën për sigurinë dhe policinë e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

Ja postimi i zv. Ministrit, Agim Nuhiu:

“Ministria e Brendshme do te mbështes dhe promovojë shkencën për policinë dhe sigurinë dhe për këtë qellim do të botojë Revistën shkencore ndërkombëtare “SIGURIA!”