Agim Nuhiu shpreh përkushtim për bashkëpunim ndërinstitucional

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka takuar sot udhëheqjen e Spitalit Psikiatrik në Shkup, me ç’rast ka vlerësuar nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Zv. Ministri Nuhiu ka cekur se “personat e hospitalizuar në bazë të vendimit gjyqësor penal me masë të shqiptuar të sigurisë “Shërim i detyrueshëm dhe mbajtje në institucion shëndetësor” është i pashmangshëm!”.

Postimi i plotë i z. Nuhiu:

Në takimin me udhëheqësinë e Spitalit psikiatrik në Shkup, vlerësuam nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit të institucioneve të specializuara psikiatrike me gjykatat dhe institucionet e tjera të shtetit.
Zbatimi i standarteve të proklamuara në të gjitha segmentet për personat e hospitalizuar në bazë të vendimit gjyqësor penal me masë të shqiptuar të sigurisë “Shërim i detyrueshëm dhe mbajtje në institucion shëndetësor” është i pashmangshëm!