Agim Nuhiu uron Ditën e Alfabetit

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka përkujtuar datën e rëndësisë historike, Ditën e Alfabetit, duke cekur se shpreh “Përulje dhe respekte për veprat e rilindasëve tanë”.

Z. Nuhiu ka vlerësuar lartë personalitetin e shkencave juridike, ish ministrin e Drejtësisë, prof. Dr. Kudret Çelën, si model i vlerave më të mira humane, kombëtare dhe akademike.

Ja postimi i z. Agim Nuhiu:

Përulje dhe respekte për veprat e rilindasëve tanë!
Kurdoherë, shprehim mirënjohjen e thellë për ish Ministrin e Drejtësisë prof.dr. Kudret Çela – udhëheqësin tim shkencor e akademik, për ridimensionimin tek ne dhe kolegët tanë të fushës së drejtësisë, vlerat më të mira humane, kombëtare dhe akademike!
Gëzuar 22 Nëntorin!