Agim Nuhiu:Gjuha shqipe në emblemat dhe uniformat e Policisë së shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka dhënë lajmin senzacional e të shumëpritur, ai ka nënshkruar aktet normative për përdorimin e shqipes në këtë ministri.

Policia e trafikut, Policia kufitare, Njësiti i helikopterëve për detyra policore, Njësiti për detyra të posaçme, në të ardhmën do ta kenë shqipen në emblema dhe mbishkrimet tjera, kështu ka theksuar ministri Nuhiu.

Ja postimi i z. Agim Nuhiu në fb:

Nënshkruam aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në shqip (Policia e trafikut, Policia kufitare, Njësiti i helikopterëve për detyra policore, Njësiti për detyra të posaçme,… )!