Agim Nuhiu:Prokurorinë e Tetovës për her të parë,do ta udhëheq një shqiptar

Zv.Ministri i drejtësisë , Agim Nuhiu në një emision televiziv ka deklaruar se ndihet i lumtur që tashmë shefi i Prokurorisë themelore të Tetovës ështe zgjedhur shqiptar. Nuhiu potencoi se gjithmonë për të ka vlejtur parimi që njerëzit në pozita kyçe të kenë kualifikimin dhe zotësinë adekuate për postin e marrë. Nuhiu shtoi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nëpër institucione shtetërore është garancion që nga Marrëveshja e Ohrit, dhe si vendim i tillë duhet dhe të respektohet. Ai dha mesazhin që anëtarët e këshillit të prokurorëve gjithmonë të kenë parasysh përfaqësimin e drejtë në emërime.