Agjencia për rini e sport dhe MPB fillojnë fushatën kundër gjuhës së urrejtjes

Agjencia për rini dhe sport bashkë me MPB-në kanë nisur një kampanjë mediale për rritjen e vetëdijësimit tek rinia për gjuhën e urrejtjes si një mënyrë e dhunës që shpesh mund të dërgojë deri në përplasje më të rënda përfshirë dhe atë fizike e që mund të lë pasoja psiqike.

Nga Agjencia për rini dhe sport theksojnë se titulli i kampanjës mediale ‘Dhuna lind dhunë – ndalo atë, mos e ndiz’ do të zgjojë rininë dhe do të dërgojë mesazh të qartë në rritjen e përgjegjësisë.

“Gjithashtu, me këtë kampanjë do të dërgohet mesazh edhe tek arenat sportive të vendit tonë ku do të rritet niveli i vetëdijes për pjesëmarësit në sport duke filluar nga lojtarët, trenerët, referët dhe menaxherët që drejtojnë klubet sportive”, thuhet mes tjerave në kumtesë nga Agjencia për rini dhe sport.