Agron Lulgjuraj: Shqiptarë, sot është dita Juaj, dilni votoni Listën Shqiptare!

Aktivisti i shquar nga New Yorku, Agron Lulgjuraj, iu ka drejtuar shqiptarëve që të dalin në votime dhe votojnë partitë shqiptare.

Z. Agron Lulgjuraj ka ftuar shqiptarët që asnjë votë të mos i jepet opozitës dhe atyre që nuk e duan Malësinë, atyre që nuk e flasin në zyret e tyre gjuhën shqipe, dhe atyre që kanë propozuar plane dhe programe, e nuk u realizua asnjë deri tani.

Postimi i plotë i z. Lulgjuraj:

Të nderuar qytetar te Malesise, sot eshte dita jote. Delni në votime dhe votoni partite Shqiptare. Votoni ata qe ja duen te miren Malesise, ata qe e mbrojne indentitin tone, ata qe e flasin dhe respektojne gjuhen shqipte, dhe ata qe e duan flamurin tone te shenjte Kombëtarë. Asnji vote opozitës dhe atyre qe nuk e duan Malesine, atyre qe nuk e flasin në zyret e tyre gjuhen Shqipe, dhe atyre qe kan propozua plane dhe programe, e nuk u realizua asnjë deti tani. Le ta ruajme ket Malesi, ashtu siç na e lan te paret amanet. Voto Shqip, dhe vetëm Shqip!!! ❤️🇦🇱🙏🏼