Ahmed Qazimi: Kabinet për nxënësit me vështirësi në të parë në Drenovec të Tetovës

Përkujdesje maksimale për të gjithë nxënësit, ka theksuar Ahmed Qazimi, pas përurimit të Kabinetit për nxënës me vështirësi në të parë, në Drenovec të Tetovës.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Tetovë, Ahmed Qazimi, ka shkruar në rrjetin social se është bërë Kabineti për personat me nevoja të veçanta, për të verbrit, duke qenë i specializuar dh pajisur me mjete dhe literaturë në alfabetin Brail në shkollën e Drenovecit.

Këtë projekt është përkrahur nga USAID dhe do të shërbej për nxënësit me pengesa në të parë, nga Tetova.

Ja postimi i z. Qazimi:

Përkujdesje maksimale për të gjithë nxënësit!
Sot është Dita ndërkombëtare e shkopit të bardhë dedikuar personave me pengesa në të pamur apo të verbër. Ndërsa fotot janë nga kabineti i specializuar dhe i pajisur me mjete dhe Alfabet Brail, që funkcionon në kuadër të shkollës fillore në lagjen Drenovec. Në këtë kabinet mësim ndjekin të gjithë nxënësit me pengesa në të pamur nga Tetova. E gjithe kjo realizohet në partneritet me USAID!