Ahmed Qazimi:”Vit sfidues shkollorë,na priftë e mbara”

Sot më 1 tetorë ka filluar mësimi në të gjitha shkollat fillore në Komunën e Tetovës,me prezenc fizike nga klasa e parë deri në të tretën,këtë e bën të ditur udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike,arsim dhe kulturë Ahmed Qazimi.

Duke pasur parasysë që për të gjithë ky vit shkollorë është sfidues për të gjithë,Qazimi ka bërë thirje për respektim të masave konform protokolleve për organizim të procesit edukativo arsimor.

Qazimi njëherit uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për fillim të mbarë të këtij viti shkollorë.

Ja postimi i tij në fb:

Vit sfidues shkollor!
Në të gjitha institucionet arsimore janë ndërrmarë të gjitha masat konformë protokolleve për organizim të procesit edukativo arsimor. Të jemi të disciplinuar, të ruajmë shëndetin dhe na priftë e mbara!