AHMETI: BDI NUK KA FRIKË NGA ZGJEDHJET – JEMI TË PËRGATITUR PËR ÇDO PALË ZGJEDHJE DHE DO DALIM FITUES

BDI nuk ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme sepse është e përgatitur për to dhe do del fituese absolute. Kështu është përgjigjur kreu i BDI-së Ali Ahmeti pyetjes së gazetarëve nëse BDI është apo jo për zgjedhjet e parakohshme. Ahmeti me këtë rast u shpreh se BDI është keq kuptuar. Partia jonë tha Ahmeti, qëndron mjaftë mirë dhe e organizuar dhe e gatshme për çdo palë zgjedhje. Ahmeti shtoi se, BDI është shprehur kundër zgjedhjeve sepse interesi shtetëror është për momentin para interesave partiake, pra implementimi i reformave në rrugën drejt NATO-s, është kryesore, por nëse partitë kërkojnë zgjedhje atëherë BDI është e gatshme, tha Ahmeti.

Ai më tej ka komentuar edhe çështjen e dërgimit të Ligjit për gjuhën shqipe në Komisionin e Venedikut, me ç`rast tha se, çështja e Ligjit për gjuhën shqipe është çështje e kryer dhe dërgimi në komision ka të bëj vetëm me çështjen e emblemave të ushtrisë, letrave me vlerë dhe elementeve të tjera që nuk ndikojnë në abrogimin e këtij Ligji.

Ahmeti këto komente i bëri sot gjatë takimit me anëtarët e Lëvizjes Anti-bixhoz, të cilët kërkuan përkrahjen e Ahmetit në sjelljen e Ligjit të ri për organizimin e lojërave të fatit, ku kërkesa kryesore është çështja e largësisë së kazinove prej 3 kilometrave nga vendet e banimit, gjë kjo që ka has ën kundërshtime nga disa deputet dhe nga vet Ministri i financave.

Ahmeti me këtë rast është zotuar se, Ai dhe partia e tij do bëjnë të pamundurën që sjellja e këtij ligji të jetë ashtu siç kërkohet nga lëvizja anti bixhoz.