Ahmeti – Gellovej: BDI po reformohet me ndihmën e organizatave amerikane IRI dhe NDI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në zyren e tij në Kuvend ka pritur Ambasadoren Britanike, Rejcell Gellovej.
Z. Ahmeti dhe Ambasadorja Gellovej bashkëbiseduan për zhvillimet politike në Maqedoninë e veriut dhe në rajon, anëtarësimin në NATO, reformat, si dhe zgjedhjet brendapartiake si dhe ato të parakohshme të vitit të ardhshëm.
Z. Ahmeti njoftoi Ambasadoren Britanike që anëtarësimi në NATO është prioritet për BDInë dhe prandaj kemi insistuar që zgjedhjet e parakohëshme të mbahen pas procesit të anëtarësimit në aleancën veriatlantike.
Kryetari i BDIsë gjithashtu foli edhe për reformat në Bashkimin Demokratik për Integrim duke theksuar se brenda vitit, BDI ka zgjedhur forumin e gruas dhe atë rinor, ka riregjistruar anëtarësinë, ka zgjedhur të gjitha këshillat vendor të cilët tashmë drejtohen nga mbi 90% drejtues të rinjë si dhe po përfundon procesin e zgjedhjeve në degë ku gjithashtu janë zgjedhur gati se 100% kryetar të rinjë, ndërsa kongresi partiak do të mbahet në dhjetor.
Gjithashtu, përfshirja e gruas në të gjitha strukturat partiake është shembullore dhe këto reforma partiake strukturore dhe programore po bëhen me mbështetjen e organizatave amerikane IRI dhe NDI.
Z. Ahmeti nuk i la pa përmendur edhe prioritetet vijuese të BDI që përfshijnë integrim konsensual, drejtësi joselektive, veting dhe transparencë të veprimtarisë publike, jetesë cilësore, vende pune dhe përafrim të standardeve me Bashkimin Evropian që do t’i mundëson rinisë të ndërton të ardhmën në vendin e vet.
SHARE00