AHMETI: MË BËRI PËRSHTYJE KANDIDATI I PROPOZUAR NGA VMRO PËR MINISTËR TË MPB-SË

“Ishte një takim informues me kryetarin e VMRO-së. Dëgjova me kujdes informatat nga z. Mickoski, me çrast bëri propozime për Ministër për Punë të Brendshme. Më bëri përshtyje kandidatin që kishin përzgjedhur për Ministër të Punëve të Brendshme Ishte një kandidat me biografi mjaft të begatë”, deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me numrin 1 të VMRO-së Hristijan Mickoski.