Ahmeti në TVM 2: Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespës nuk mund të kontestohen

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte në një intervistë për TVM2 përballë analistëve Albert Musliu, Emin Azemi dhe Ibrahim Mehmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespës kanë karakter ndërkombëtarë dhe janë marrëveshje që hapën rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE.

“Që të dyja marrëveshjet kanë karakter ndërkombëtarë me një dallim që pas marrëveshjes se Prespës qëndron OKB dhe obligime ka, marrëveshja e duhet të respektohet, sepse është majft në detaje dhe deri tash është respektuar në përpikmëri nga palët dhe problemi kryesorë është tejkaluar. Ka pasur vështirësi për të ratifikuar në parlamentin e Maqedonisë e nuk ka qenë e lehtë bërja e 2/3 të deputetëve dhe nuk ka qenë e lehtë as në Greqi sepse ka pasur varg protestash. Këtu duhej parë që jam i zhgënjyer me opozitën edhe pse kanë mund të bëjnë më shumë telashe por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe unë mendoj se është pozitive, por ka prononcime të tjera që bëjnë sepse VMRO do kontestojë marrëveshjen,, këto marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të kontestohen nga asnjë forcë politike janë obligative pavarësisht ndryshimit të qeverive, nuk ndryshohet as e Prespës e as e Ohrit.

Nga marrëveshja e Prespës fitojnw të gjithw, fiton vendi, bëhemi anëtarë e NATO-s dhe fillojmë negociatat për anëtarësim në BE, tha lideri Ahmeti.

“Këto zgjidhje që janë bërë qoftë Marrëveshja e Prespës apo Ligji i gjuhëve nuk përfiton vetëm palët por edhe vendi, fiton edhe opozita sepse janë probleme të cilat kërkojnë zgjidhje, por ka pasur edhe zvaritje sidomos marrëveshja me palën greke për 10 vite. Por edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve kemi pasur dallime më herët edhe me LSDM dhe me VMRO dhe ka qenë një hap i cili duhej bërë, por duhej guxim që të përmbyllet kapitulli i fundit, ato dallime për ne nuk ishin përmbajtjesore sepse mënyra e interpretimit për Marrëveshjen e Ohrit ishin të mëdha dmth pala maqedonase u barikadua që gjuha shqipe nuk mund të jetë zyrtare në nivel republikan, sepse mund të jetë vetëm në atë lokal e kjo nuk mund të ndodhej sepse në Marrëveshjen e Ohrit përcaktohej saktë, tha Ahmeti.