“Seç më erdhi një lehtësim në krahëror sot, pas votimit të protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvend, si një barrë që të hiçet nga shpatullat dhe të krijon ndjesinë e të qenurit i plotësuar.
Më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi.
Urime të dashur vëllezër e motra, urime të gjithëve, u rreshtuam aty ku është Amerika dhe Shqipëria, aty ku na thanë rilindasit tanë se ne përkasim.” – thotë Ahmeti