Ahmeti takon Drejtorin e IRI, flasin për vetingun

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u takua me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Evropë, Pol Makarti, dhe drejtorin rezident të programit, Oven Paun.
Z. Makarti theksoi se do ta vazhdojë bashkëpunimin e suksesshëm me Bashkimin Demokratik për Integrim, me ç’rast i prezantoi programet për zhvillimin e qendrave analitike të partive politike, komunikimit, transparencës dhe luftës kundër korrupcionit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti falenderoi për vizitën dhe mbështetjen që Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) ia ofron BDI-së dhe qytetarëve në drejtim të përforcimit të kapaciteteve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit me qëllim që të krijohen baza dhe qëndrueshmëri për gjenerata e reja.
Z. Ahmetoi theksoi nevojën për `veting` siformë të verifikimit të të gjithë bartësve të funksioneve publike në shtet që do të kontribuoj në sundim të ligjit, drejtësi joselektive, luftë ndaj korrupcionit, transparencë më të madhe dhe ti parandalojmë spekulimet dhe shpifjet.
Kryetari i Bashkrimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti shprehu nevojën për largimin e paragjykimeve të cilat ekzistojnë në shoqëri, ai theksoi se ky shtet është i përbashkët dhe se ardhmëria duhet ndërtuar së bashku.